top of page

Menaxhimi i stresit gjatë emigracionit

Emigracioni shikohet si një mënyrë apo zgjidhje për të përmirësuar jetën dhe për të patur një të ardhme me të sigurtë. Megjithatë, individët ndihen edhe të stresuar apo ankthiozë lidhur me jetën e tyre të re. Në vijim keni disa këshilla sesi mund të përballoni stresin:

ree

1) Kujdesuni për veten tuaj: Kujdesi ndaj vetes është tepër i rëndësishëm. Teksa përballeni me të gjitha aspektet e procesit të emigracionit, qoftë ato sociale, financiare dhe juridike, kini në vëmendje edhe aspektet psiko-emocionale. Prioritetizoni si shëndetin tuaj fizik, ashtu edhe atë mendor. Gjeni kohë gjatë ditës tuaj edhe për të bërë një shëtitje në natyrë, apo edhe për t’u marrë me ndonjë hobi që ju keni.

2) Ndërtoni një network mbështetës: Socializohuni si me emigrantë të tjerë, ashtu edhe me individë nga vendi ku ju jetoni aktualisht. Mbështetja emocionale është tepër e nevojshme për të përballuar stresin dhe faktorët e tij.

3) Krijoni një plan strategjik: I gjithë procesi i emigrimit dhe integrimit mund të jetë sfidues, por padyshim edhe ndikues në mirëqenien tuaj emocionale. Krijoni pritshmëri realiste, tregohuni të qartë dhe realistë me gjërat që janë në kontrollin apo dorën tuaj dhe ato që nuk janë. Mos u tregoni të ashpër ndaj vetes suaj, por përpiquni që t’i zgjidhni si detyrat, ashtu edhe arritjen e objektivave tuaja me një plan me hapa të sigurta, realiste dhe konkretem në përputhje me aftësitë dhe mundësitë tuaja aktuale.

4) Flisni me familjarët dhe miqtë tuaj: Padyshim që mbështetja e njerëzve tuaj më të dashur është shumë e rëndësishme gjatë emigracionit. Mos ngurroni të diskutoni dhe konsultoheni me individë të cilëve u besoni dhe janë gjithmonë aty për ju për të diskutuar rreth shqetësimeve dhe problemeve tuaja.

4) Kërkoni ndihmën e profesionistëve të shëndetit mendor: Sigurisht që mbështetja e njerëzve të dashur është shumë e rëndësishme, por edhe konsultat me profesionistët e shëndetit mendor është tepër e rëndësishme për mirëqenien tuaj psiko-emocionale.

5) Mësoni gjuhën: Të praktikuarit dhe aftësuarit në njohuritë tuaja aktuale në gjuhën e huaj është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin e integrimit. Duke patur njohuri të gjuhës së huaj, ju do mund të jeni në gjendje për të shprehur dhe adresuar më mirë nevojat tuaja qoftë juridike, shëndetësore, sociale dhe sigurisht dhe emocionale. Të paturit njohuri të gjuhës lehtëson procesin e integrimit dhe për rrjedhojë edhe stresi i përjetuar mund të pakësohet dhe ju mund të keni më tepër vetëbesim për rolin tuaj themelor në procesin e integrimit në kulturën dhe shoqërinë e re.

 
 
 

Comments


bottom of page